Ambasadori Delawie së bashku me kryeministrin Isa Mustafa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës ku do të zhvillojnë një takim me Grupin Parlamentar të LDK-së.
Ekonomia Online mëson se në takim është edhe shefja e BE-së Natalya Apostolova.
Takimi është paralajmëruar që dje, ku si synim ka konsultimin me deputetët e LDK-së, që të kuptohet arsye e mos votimit të demarkacionit.
Delawie në Qeveri, pritet të takohet me Grupin Parlamentar të LDK-së
Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrit Mustafa.
Pas takimit me Mustafën, Delawie pritet të takojë Grupin parlamentar të LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e LDK-së kanë hyrë në objektin e Kuvendit, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda.
Në këtë takim do të diskutohet për demarkacionin.
Foto: Ekonomia Online