Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i trishtuar dhe zemëruar me vrasjen e dyfishtë në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.
Delawie ka thënë se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.
“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për t’u siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.