Delawie: Çelësi i së ardhmes së Kosovës, në duart e qytetarëve dhe udhëheqësve të saj

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 17:56 | Nga

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në Twitter ka thënë se çelësi i së ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe udhëheqësve të saj.

“Unë po lë çelësin e llogarisë sime të Twitter-it në duart e afta të së ngarkuarës me punë, Colleen Hyland. Dhe, sigurisht, çelësi i së ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe udhëheqësve të saj – mezi pres që të shoh të ardhmen e ndritur që ju të gjithë krijoni. Faleminderit dhe lamtumirë”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Delawie ka shërbyer në Kosovë qysh në vitin 2015.

Në muajin korrik, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për emërimin e diplomatit Philip S. Kosnett nga Virxhinia si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme