Presidenti, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së, Greg Delawie, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, raporton Ekonomia Online.
Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Delawie i ka dorëzuar Thaçit urimin e presidentit amerikan Donald Trump për 10 vjetorin e pavarësisë.
As Thaçi as Delawie nuk do të prononcohen për medie për atë se çka diskutuan në takim thuhet në njoftimin e zyrës së të parit të vendit.