Delawie në AUVK: Sistemi elektronik ndikon në transparencë, mbron konsumatorët

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 15:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, deri sa vizitoi Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë së Kosovës (AUVK)  tha se sistemi i ri elektronik do të ndikojë në shëndetin publik, raporton Ekonomia Online.

Sistemi i ri i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, i mbështetur nga USAID-i, i ofron Agjencisë qasje në kohë reale në të gjitha aktivitetet e sektorit veterinar dhe fitosanitar për të gjitha produktet ushqimore që importohen nëpër kalimet kufitare, inspektimet brenda Kosovës dhe të gjitha të hyrat e realizuara nga Agjencia si kompensim për shërbimet e ofruara.

“Ky sistem i ri elektronik do të mundësojnë agjencisë të përmirësoj transparencën sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Më vjen mirë që sistemi i ri është punuar në Kosovë. Është e qartë se ky sistem lehtëson punën, por çka është më e rëndësishme i mbron konsumatorët kosovarë. Kjo është një fushë e re dhe mu më vjen mirë që po i ndihmojmë agjencisë”.

“Dëshiroj t’i shpreh mirënjohje çështjes se trajtimit të kafshëve endacake në Kosovë. Kushtet në rrugë në Kosovë janë të vështira dhe nuk është vendi ku duhet të rrinë kafshët. Përderisa Kosova po modernizohet në shumë fusha, ka ardhur koha të përparojë edhe në trajtimin e kafshëve endacake. Ju lus të gjithëve të punoni bashkërisht dhe t’i arrini objektivat që i keni”.

Kryeshefi ekzekutiv në AVUK, Valdet Gjinovci, tha se krijimi i sistemit të ri elektronik do të ndikojë në rritjen e rezultateve pozitive, raporton EO.

“USAID përmes projekteve ka ndihmuar që nga viti 1999. Në vitin 2005 ka ndihmuar në përmirësimin e qumështit. Kjo iniciativë është zhvilluar hovshëm nga USAID dhe ndihmën e agjencisë. Si rezultat i mbështetjes nga USAID sot vendi ynë ka vendin më të lartë në rajon për cilësinë e qumështit”.

“AVUK si kompetent për sigurinë e produkteve ushqimore në kontrollin e importit konsideronte se ka lindur ideja për krijimin e një sistemi të avancuar. Përmes këtij sistemi, kemi të dhëna statistikore të sakta për importin dhe eksportin. Ky sistem rrit aftësinë e agjencisë që të përmirësoj punën e saj”, tha ai.

Kohëzgjatja e këtij projekti ka qenë 6 muaj.

Të ngjashme