Delawie përgëzon Policinë e Kosovës për parandalimin e sulmit terrorist

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 15:49 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Greg Delawie.

Të dy biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori Delawie vlerësoi lart Punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përpalljen me këto dukuri, sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme