Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se populli i Kosovës nuk e përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ai ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që po shprehen publikisht kundër kësaj iniciative.
“Populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Duartrokas politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht në emër të qytetarëve të Kosovës, dhe, ndonëse e vështirë, për atë që është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, shkruan Delawie në Twitter.