Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka zhvilluar një takim sot në mëngjes me kandidatin për kryeministër të PAN-it Ramush Haradinaj.
Ekonomia Online mëson se ky takim është zhvilluar për të diskutuar mundësinë e formimit të institucioneve të reja pasiqë tanimë edhe zgjedhjet janë certifikuar.
Delawie është parë duke dalur nga AAK por që nuk ka dhënë detaje rreth takimit.
Ndërsa kryetari i AAK-së, tha se takimet me ambasadorin janë takime të rregullta në të cilat bisedojnë për të gjitha temat me interes për vendin.
“Sa i përket takimit me ambasadorin, ne kemi konsulta të rregullta për të gjitha temat me interes për vendin, për bashkëpunimin. Unë kam respekt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjike dhe i jepim vëmendje të madhe marrëdhënieve me Amerikën. Pra,është diçka që buron nga ndjenjat tona.