Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është takuar sot me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.
“Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një konsensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë”, thuhet në një komunikatë të Alternativës.
Siç thuhet në komunikatë udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan Ambasadorin Delawie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.