Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se është i zhgënjyer me skenat e sotme në Kuvend, ku për herë të katërt u ndërpre seanca për demarkacionin për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.
Ai po ashtu ka thënë se do të donte të shihte Listën Serbe teksa voton pro demarkacionit.
“Jam shumë i zhgënjyer që një parti po e shfrytëzon dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj që deputetët të kthehen në Kuvend për të votuar po për votimin e demarkacionit”.
“Do të doja të shihja këtu edhe deputetët e Listës Serbe që të votojnë për një marrëveshje që qartazi është në të mirë të tyre. Kosova duhet të bëjë përparim”.