Delawie: Transparenca, mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 10:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, thotë se transparenca është mjeti më i mirë për luftimin e korrupsionit.

Delawie këto deklarata i bëri gjatë lansimit të projektit të parë “Dig Data” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC.

Ai ftoi qytetarët që të vazhdojnë të kërkojnë të dhëna nga institucionet si dhe përmes projektit Dig data t’i përdorin në mënyrë kreative ato.

“Transparenca është njëra ndër mënyrat më të mira për ta luftuar korrupsionin dhe mjetë për këtë transparencë është hapja e të dhënave. Por hapja e të dhënave nuk është proces i lehtë dje sfidë që përballen shumë institucione dhe agjenci”, theksoi Delawie, raporton Ekonomia Online.

Publiku duhet të vazhdojë të kërkojë transparencë e një mënyrë për ta bërë këtë është që t’i përdorni në mënyrë të drejtë këto. Kjo veprimtari Dig data nënkupton që t’i përdorni të dhënat në mënyrë kreative”.

Dëshiroj që të nxisë të gjithë që të dalin me ide se si qeveria mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhjet MCC. po punojnë këtu për t’i arritur të gjitha këto suksese vazhdoni të qëndroni para televizioni, sepse ka shumë punë deri sa të përmbyllet gjithçka”, deklaroi Delawie.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-te-fokusohemi-te-te-dhenat-jo-gojedhenat-mosraportimi-po-ndikon-ne-efikasitet/

Të ngjashme