Delawie uron 40 të diplomuarit në bujqësi, u mundësohet punësim në kompani private

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 11:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fakultetin e Bujqësisë kanë diplomuar 40 studentë. Atyre do tu mundësohet punësim nëpër kompani private anembanë Kosovës.

Ky program është realizuar nga Agro-Qendra për Punësim dhe Karrierë e mbështetur nga USAID-i, e cila vepron në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, raporton Ekonomia Online.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie. Fillimisht ia ka falënderuar 35 ndërmarrje të sektorit të agrobiznesit që shprehën gatishmërinë për të mirëpritur dhe përfundimisht punësuar disa nga këta të diplomuar të rinj.

“Qendra e Kosovës luan rol kyç duke pajisur studentët me shkathtësitë e duhura dhe duke i përgatit për nevojat e tregut të punës”, tha Delawie.

“Ky sektor duhet të ofrojë mundësinë për të tërhequr më të mirët dhe më të zgjuarit për të studiuar në këtë fakultet dhe kjo nënkupton që këta studentë duhet ta dinë që të ketë mundësi për ta për t’i zbatuar njohuritë, punën dhe entuziazmin në vend të punës”.

“Shpresoj që ky trend do të vazhdojë, dhe kjo do ti gëzojë të gjithë të diplomuarit dhe shprehi mirënjohjen time për 35 ndërrmarrjet të cilat kanë marrë pjesë në këtë program“, shtoi Delawie.

Shatë nga të diplomuarit e vendosur tashmë janë të punësuar.

Gjatë një periudhe tremujore, të gjithë 40 të diplomuarit kanë zbatuar suksesshëm teorinë në praktikë dhe kanë aplikuar shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit në vend të punës nëpër firmat private të cilat veprojnë në sektorin e bujqësisë.

Të ngjashme