Delawie viziton Tahirin

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 13:58 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi, Tahiri falënderoi Ambasadorin Delawie për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e ShBA-së në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit institucional të kësaj fushe.

Tahiri shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së ShBA-së drejt përmbushjes së objektivave gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale.

Ambasadori, Greg Delawie, e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherit shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Ambasadori Delawie dhe Ministri Tahiri, ndanë bashkërisht konceptet dhe objektivat që duhet të zënë vend, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionoj mirëfilli sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, e që paraqet një nga objektivat themelore të këtij mandati qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme