Ditë më parë i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njoftoi se i ka dërguar një letër kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për njohjen e gatshme të një shteti afrikan për Kosovën.
Pacolli mes tjerash deklaroi se rreth kësaj njohje nuk ka marrë konfirmim nga Kurti, teksa ky delegacion parashihej që të vinte në Kosovë të martën (dje), njofton Klankosova.tv.
Burime të Klankosova.tv brenda AKR-së bëjnë të ditur se delegacioni i një shteti afrikan ka ardhur dje në Kosovë ashtu siç është paraparë.
I njëjti burim pohon se delegacioni është vendosur në një hotel në periferi të Prishtinës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili deklaroi se ende nuk kanë ndonjë informacion.
“Deri tani nuk kam informacione. Nesë gjatë ditës do të kem ndonjë informacion do t’jua përcjell”, tha Kryeziu.