Delegacioni gjerman në LDK, takohen me Mustafën

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 08:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion gjerman i kryesuar nga deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, njëherit raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, ka mbërritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për tu takuar me kreun e kësaj partie, Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka nisur për në Kosovë, një delegacion, të kryesuar nga Peter Bauer, me qëllim të bëjë presion mbi Vetëvendosjen dhe LDK-së, që të dyja këto të arrijnë koalicion qeverisës.

Takimin e së enjtes e ka konfirmuar në një konferencë për medie, kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Ai potencoi se do të takohet me Bauer, duke mos dhënë detaje tjera lidhur me këtë takim.

“Jam takuar me ambasadorët e QUINT-it, i kam njoftuar për procesin e bisedimeve, kam kërkuar ndihmë nga ta të na ndimjnë, nuk ka pasur kërkesa eksplicite nga ta. Nesër do takohemi me Peter Bauer që do të jetë në vend në orët e hershme të ditës”, ka thënë Mustafa.

Delegacioni i kancelrasës Merkel do të zhvilloje takim edhe me kryetarin e Lëvizjes  Vetëvendosje,  Albin Kurtin

Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme