Delegacioni i FFK-së ka diskutuar me zyrtarët e Federatës çeke për detajet e organizimit të ndeshjes.
Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala dhe trajneri ndihmës i Kosovës, Muharrem Sahiti, kanë qëndruar për vizitë në Plzen, qytet në të cilin më 14 nëntor do të zhvillohet ndeshja tejet e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i FFK-së ka diskutuar me zyrtarët e Federatës çeke për detajet e organizimit të ndeshjes, derisa ka vizituar edhe stadiumin “Doosan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja si dhe hotelin në të cilin do të akomodohet ekspedita e Kombëtares.