Në Forcën e Sigurisë së Kosovës ( FSK ), gjatë këtyre dy ditëve, ka qëndruar për vizitë një delegacion i kadetëve të FARSH-së së bashku me pedagogët e stafit akademik të Kursit për Përgatitjen e Oficerit, me një përbërje prej 60 pjesëtarësh .
Gjatë vizitës, pjesëtarët e delegacionit vizituan Qendrën për Studime Universitare ( QSU ) të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) në Ferizaj, ku zhvilluan takime të ndryshme me pjesëtarët e FSK-së, të cilën përmes disa prezantimeve i njoftuan me ecurinë e përgatitjes së oficerëve të rinj të QSU-së.
Stafi akademik i FARSH-së, i kryesuar nga shefi i Departamentit të KPO –së kolonel Zaho Golemi, u priti edhe nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha dhe komandantin e Qendrës për Studime Universitare i QSU-së, major Vegim Krelani. Ata së bashku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive, si dhe për mënyrën dhe rëndësinë e shkollimit të kadetëve.