Gjenden mjete të pashpërthyera në Fushë Kosovë, intervenon FSK-ja

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e së enjtes një person ka raportuar se gjatë heqjes së një sasie të dheut ka gjetur mjete të pashpërthyera.

Përmes raportit, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë incident.

Ndërkaq, për deminim, në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Fushë Kosovë, 24.06.2021 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke hjekur një sasi të dheut ka gjetur mjete të pa shpërthyera të llojit: 7 x 88 mm, 1 x 70 mm, 1 x 20 mm dhe një ndezës iniciues. Njësiti për deminim i FSK-së ka dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera. Nuk raportohet për ndonjë incident. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme