Gjatë ditës së sotme në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të jetë në rend dite marrëveshja për energji dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë javës së kaluar tha se është në organizim e sipër të një takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, takimi pritet të realizohet para pushimeve të verës.