Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, të kryesuar nga Gjin Gjoni, anëtar i këtij këshilli. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.
Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj ka njoftuar mysafirët më funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës, në veçanti me riorganizimin e bërë në këtë sistem. Ai tha se me ndryshimet e fundi ligjore sistemi prokurorial i Kosovës ka strukturë të re organizative dhe funksionale.
Në anën tjetër, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, Gjin Gjoni, prezantoi reformat që janë duke u bërë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësitë për ngritje të këtij bashkëpunimit ndër shtetëror në sistemet e drejtësisë se dy vendeve. Ata vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa vën theksin në ato fusha ku dy shtetet mund të ngrisin bashkëpunimin dhe shkëmbejnë përvojat e tyre, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të dy sistemeve.