Delegacioni i Koresë Veriore raportohet se ka arritur në Singapor

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 17:00 | Nga

Një fluturim i radhë direkt nga kryeqyteti verikorean Phenjan ka arritur në Singapor, përpara samitit më 12 qershor, në mes të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Një avion i kompanisë Air China besohet se ka transportuar një pjesë të delegacionit të Koresë së Veriut, që t’i bashkohen një ekipi që po organizon samitin. Lideri verikorean pritet të arrijë në Singapor më 10 qershor.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të largohet nga samiti G7, që po mbahet në Kanada më 9 qershor dhe të niset drejt Singaporit.

Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan tha në Pekin se gjithçka është gati për samitin dhe se “gjërat do të ndodhin brenda 24-orëve”. Balakrishnan i bëri këto komente teksa po kthehej nga një udhëtim i planifikuar në Phenjan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme