Komanda e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot priti në vizitë Pedagogët dhe Kursantët e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) së bashku me oficerë të FSK-së, që janë pjesë e këtij kursi.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se delegacioni u prit nga Shefi Shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, i cili falënderoi mysafirët për mbështetjen që janë duke dhënë në zhvillimin, edukimin dhe profesionalizmin e oficerëve të Forcës se Sigurisë së Kosovës.
Para të pranishmëve u prezantua një brifing informues me detyrat, punën dhe angazhimin e Forcave Tokësore duke u bazuar në Misionin e Forcës se Sigurisë se Kosovës.