Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se gjendja në të cilën është vendi si pasoj e keqqeverisjes se Albin Kurtit, flet më së miri Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut.
Sipas saj, ky raport shpërfaq paaftësinë e kësaj Qeverie për të ndërtuar institucione të pakorruptura dhe kredibile.
Ajo ka theksuar se ky raport flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritar, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore.
Postimi i plotë:
Se në çfarë gjendje e ka sjellur vendin Qeveria Kurti, flet më së miri Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, i cili shpërfaq më së miri paaftësinë e kësaj Qeverije për të ndertuar institucione të pakorruptura dhe kredibile.
Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritar, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet të dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.
Raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen në një Qeveri në të cilën politikanët tentojnë të frikësojnë mediat.