Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është shprehur e bindur se seanca për demarkacionin do të mbahet sot.
Në prononcim për media, ajo tha se me hedhjen e gazit lotsjellës Vetëvendosje dëshmoi se është e njëjta si para dy vitesh, raporton Ekonomia Online.
“PDK është e shqetësuar lidhur me aktin e turpshëm të VV-së në seancën për votimin e Demarkacionit Aktet e tilla janë të papranueshme e dhe bien ndesh me parimet e demokracisë”.
“Duke e ditur rëndësinë e kësaj seancës dhe numrat e koalicionit për kalimin e kësaj marrëveshje. VV dëshmoi se është po e njëjta e cila e përsëritin aktin e para tri viteve”.
“PDK është e vendosur ti shkoj kësaj çështje deri në fund dhe pavarësisht zhvillime do të kthemi në seancë dhe do të votojmë pro e kësaj marrëveshje”.