Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet tani për të diskutuar lidhur me mbarvajtjen e sëances së sotme.
Ajo tha se beson që në këtë mbledhje mudn të ketë diçka të re për seancën e demarkacionit, raporton Ekonomia Online.
“Ka pasë lëvizje pozitive në drejtimin e grumbullimit te 80 votave dhe ne presim që të ketë përmbyllje të këtij procesi. Kryesia e Kuvendit po mblidhet tani për të diskutuar lidhur me mbarvajtjen e e seancës së sotme dhe unë besoj që do të ketë dicka të re lidhur me seancën e demarkimit të kufirit”
Deputetja Deliu-Kodra theksoi se çështjes së demarkacionit po i vie fundit.
“Përfundimisht është lajm i mirë se çështjes së demarkimit të kufirit ndërmjet Kosvës dhe Malit të Zi po i vie fundi, ashtu siç jeni informuar edhe nga mediat, ka afërsisht rrumbullakësim të kësaj çështjeje dhe ne presim që kreyesia e Kuvendit të mblidhet dhe të zyrtarizojë datën kur do të mbahet seance”.
“Unë besoj shumë që në një të ardhme të afërt do të vendoset kur do të mbahet kjo seancë dhe do të ketë votim të demarkacionit. Lidershipi i partive politike është në takim me gjithë akterët politik që votimi të shkojë si duhet dhe të sigurohet që kur kjo marrëveshje të arrijë në Kuvend të marr votat e duhura”.