Kryetarja e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Blerta Deliu-Kodra, tha se në këtë komision ministrat kanë raportuar sa herë që janë ftuar, raporton Ekonomia Online.
“Ministrat kanë qenë të rregullt sa herë që janë ftuar, kanë marrë pjesë ministrja e Integrimit Evropian, ministri i Drejtësisë, ministri i Punëve të Brendshme, dhe ministri i Adminitratës Publike. Kryetarët e komisoneve do të marrin pëgjegjësi për të proceduar ligjet që i presin”.
Deliu-Kodra ka thënë se zyra informim e Kuvendit duhet të jetë më e shpejtë në publikimin e lajmeve dhe informacioneve.
“Zyra për informim e Kuvendit duhet të jetë më efikase, më e shpejtë, janë të vonshëm në plasimin e lajmeve dhe informatave”.
Më herët deputetja e VV-së, Albuena Haxhiu tha se po kanë problem me prezencën e ministrave në komisione parlamentare. Sipas saj ata e neglizhojnë paraqitjen dhe llogaridhënien para komisioneve.