Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, raporton Ekonomia Online.
“Akuza për vjedhje shtetërore. A e dini për çka jeni tu fol po folni për ambient të shëndosh të bërit biznes në një vend ku ju si ministre as s’po i përmendi raste paraprakisht aferat e shumta të mos deklarim të pasurisë e shumë përfolura. Po krijoni dosje të paqena nuk do duhej të ishit në këtë ulëse për hir të kredibilitetit të insititucioneve për hir të parimit dhe të progreseve integruese sot nuk mundeni me ardh para përfaqësuesve të zgjedhur sikur nuk ka ndodhur kurgjo në Kosovë. Nuk mundeni në Kosovë me fol për proceset integruese as për agjendën e reformave evropiane ku e para ne nuk kemi dhënë përgjithësi për skandalin e shumëpërfolur për rezervat shtetërore unë as nuk du me tingëllu paranoike znj. Ministre ju e dini sa përpjekjet kanë bërë deputetët e komisionit për rezervat shtetërore me blloku punën e tyre. Kryeministri na ka thënë për vite të tëra që në qeverinë e tij nuk do të ketë ministra me aktakuzë pse po qëndroni sot pse jeni këtu para deputetëve për me fol për një proces të refomimit kur reformat kryesore janë afera korruptive. Janë 600 mijë euro vlera e mallit a e din për çka po flasim për vaj, sheqer për grurë hiq mos fol për reformat e ambientit të biznesit. Ma e pakëta ju që mundeni hiq nuk jam e interesune për proces të reformimit sepse ju duhet më dhënë llogari znj. Hajdari ju duhet me dhënë llogari për përgjithësi e juaj. Pyetja e parë dhe e vetme kur keni me ofru dorëheqje”, ka thënë Deliu Kodra.
Ministrja Hajdari i është përgjigjur deputetes Kodra duke i thënë se ka ardhur për të raportuar për proceset e integrimit evropiane.
“Pikë së pari unë erdha për të raportuar për proceset e integrimit evropaine. Po kuptoj nga ju që nuk jeni të interesuara për reforma këto e thoni nga goja juaj. Kurse ky komision ka për të prezantuar reformat për integrime evropiane. Unë shfrytëzoj të drejtën e ligjit përmes ligjit mbrojtjen e informacion të klasifikuar rezervave shtetërore neni 9 dhe 10 Iigjit për rezerva shtetërore dhe neni 52 i ligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuara të mos përgjigjen as për llojin as për sasinë. Të lutem lexojë ligjet se e kupton që nuk duhet të pyetësh për ato për qështje që pyetni për dorëheqjen time është dikush më lartë se unë, Kryeministri Kosovës ai që vendos për ministrat e tij”, ka thënë Hajdari.
Deliu Kodra: “A ndihesh llogaridhënëse”.
Hajdari i është kundërpërgjigjur deputetes Blerta Deliu duke i thënë se ndihet shumë llogaridhënëse.
“Ndihem shumë llogaridhënëse e pastër para qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët janë sigurur sidomos gjatë vitit 2022 me blerje të rezervave shtetërore ku janë rritur 30 fish me shumë se rezervat shtetërore nuk kanë qenë në funksion të dhënies ndihmës apo ndërhyrjes në rastet çrregullimit në treg apo në rastet e tjera që janë të parapara ne nenin 2 për ligjin e rezervave shtetërore. Qytetari ynë është i mbrojtur. Qytetari sa keni qenë gjatë qeverisjes juaj tregon buxheti Republikës së Kosovës vitit pas viti për rezerva shtetërore, tregon një nivel që ju e dini më mire se unë”, ka thënë Hajdari.
Deputetja Blerta Deliu i ka kërkuar edhe një herë dorëheqje ministres.
“Dorëheqja juaj është absolutisht. Nuk mundeni zonja ministre me i hedh sy qytetarëve po folni sot para përfaqësuesve të zgjedhur është skandaloze një ministre ma cakton kryeministri ma cakton mu në qoftë se duhet me qenë unë ose jo duhet me dhënë ju llogari para qytetarëve te Republikës së Kosovës. Ju duhet me dhënë llogari para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Deliu –Kodra.
Ministrja Hajdari i është kundërpërgjigjur po ashtu deputetes Kodra.
“Uli gishtat se nuk është mirë ashtu”, ka thënë ajo
Deliu- Kodra: “Nuk mund të tregoni ju qysh komunikoj unë znj ministre me gjithë respektin para qytetareve të Kosovës drejtohem në përgjithësi para qytetarëve Kosovës duhet me dhënë sepse nuk vjedhjet në rezervat shtetërore”, ka thënë ajo.
Ministrja Hajdari tutje ka thënë se nëse do të kisha vazhduar të përgjigjesha për çdo pytje që mund të shtrohet do të kisha thyer neni 52 neni 9-10 për rezervat shtetërore.
“Është reagimi i avokatit mbrojtësit tim që ka thënë dhe kam thënë unë me gojën time që unë isha sot në prokurori e ftuar i prita instruksionet t’ i marr sqarimet për dhënien e dokumentacionet që janë të klasifikuara. sekretet pra nuk munda të realizoj intervistën për shkak se duhet të merren qartësitë për deklafisikim të lëndës si sekret. Nëse unë e do të kisha vazhduar të përgjigjesha për çdo pytje që mund të shtrohet do të kisha thyer neni 52 neni 9-10 për rezervën shtetërore unë pres sqarimet nga prokuroria le të më udhëzojë se si duhet të klasifikohet kjo lëndë meqë ata po dyshojnë. Jemi të hapur për çdo raportim unë që kërkohet”, ka thënë Hajdari.
Deputetja Rrezarta Krasniqi i ka thënë ministres se ajo po e shkel kushtetutën.