Deliu-Kodra paralajmëron mesazh të rremë: Këto mashtrime po prekin shumë qytetarë

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e PDK-së për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar se sot ka marrë një mesazh të rremë në telefonin e saj.

Ajo ka bërë me dije se mesazhi pretendon se asaj i është shqiptuar një “gjobë” në trafik dhe i kërkohet që të paguajë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka publikuar mesazhin, duke ftuar qytetarët që të kenë kujdes nga këto skema të mashtrimit.

“Sot në mëngjes mora një mesazh të rremë për një “gjobë”. Këto mashtrime po prekin shumë qytetarë. Vetëm me kujdes dhe raportim mund t’i ndalim këto skema”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme