Deliu-Kodra për Qeverinë Kurti: Raportet me ShBA-në asnjëherë s’kanë qenë më të tensionuara

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson asnjëherë nuk ka rrezikuar raportet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo në Info Magazine, ajo ka hedhur akuza ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin, se ka tensionuar skajshmërisht marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, njofton

”Unë prapë e them që asnjëherë që raportohet tona me një aleat strategjik s’kanë qenë më të rënduara se sa në 50 ditëshin e kësaj qeverie”.

”Talljet etikimet, se ”Shtëpia e Bardhë qenka e verdhë apo e kuqe”, propaganda e thirjet e Kurtit se ”Amerika ka prishur Qeverinë”, shumë e shumë të tjera thënie na sjell në përfudnim se ka pasur përshkallëzim të raportit me aleatin kryesor”.

”Asnjëherë këto raporte me SHBA-të nuk kanë qenë në një fazë më të tensionuar sesa në këto ditë të qeverisjes”.

Të ngjashme