Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në seancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, reagoi për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës, duke përfshirë edhe këtë të fundit në Pejë.
“Një i ri nga Peja nuk mundi të i përballoj plagët deri sa ishte në vendin e punës, veterani ndërroi jetë mbrëmë. Vdekja e tij e qon numrin në 22 që kanë humbur jetën në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti”, tha ajo.
Deliu-Kodra tha se inspektorati i punës duhet të punoj më shumë dhe të i inspektoj gjitha vendet në mënyre që secili punëtor të ketë kushte të mira të punës ku shpesh herë edhe pagat nuk i marrin me kohë dhe punojnë pa kontrata.
“Kërkoj nga Ministri Reçica dhe inspektorati i punës të marrin masa ndaj shkelësve dhe numri i vdekjeve në vend të punës të mos jetë në rritje nga vitet paraprake”, shtoi Deliu-Kodra.