Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se kjo parti nuk dëshiron të ketë Qeveri teknike, raporton Ekonomia Online.
Ajo në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, organizuar nga Kolegji Riinvest, shtoi se qytetarët duhet të jenë përcaktues të fituesit që do të udhëheq me vendin.
“Nuk është hera e parë e as e fundit që Kosova po përballet me mandate të shkurta. Ne nuk kemi arritur ta përmbyllim mandatin deri në fund, por vetë qytetarët do të përcaktojnë fituesi që do ta udhëheq vendin”.
“Një koordinim më i mirë ndërmjet koalicionit do të ketë më shumë rezultate”.
Ajo tha se data për seancën është vendosur në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“Seanca është caktuar në dakordim me partnerët ndërkombëtarë”.
Deliu-Kodra, tha se nuk duhet të bëhen deklarata për koalicione pasi që edhe këto deklarata që po jepen janë për koalicione të çuditshme.
“Duhet të ketë maturi politike kur flasim për koalicione, PDK-ja nuk ka vija të kuqe, do kandidojmë me kandidatin tonë për kryeministër”.
“Kemi mobilizim të jashtëzakonshëm dhe gjithë mbështetësitë tanë duan të kenë kryeministrin Kadri Veseli, për çështje koalicioni do vendosim, duhet të kemi maturi me deklarata sepse po të njëjtit kanë deklaruar se kanë vija të kuqe në mes vete”.
Ajo tha se duhet të jenë të vëmendshëm për deklaratat që jepen sepse qytetari mban në mend për ato çfarë thuhet.
“Jemi dëshmitar ku subjekti i Albulenës ka pasur sjellje te patolerueshme për Mustafën dhe tani kemi pa shtrëngim duarsh e kafe kur flasim për koalicione të çuditshme duhet parë edhe këto takime që janë të tilla”.
Deliu-Kodra tha se nuk kanë frikë nga koalicionet e mundshme.
“Nuk kemi frikë nga asnjë subjekt politik, ne do shohim se si do sillen partitë tjera, PSK-ja kësaj here nuk do ta lëshoj postin e kryeministrit”.
Në këtë debat po marrin pjesë edhe deputetët: Ahmet Isufi nga AAK-ja, Albulena Haxhiu nga VV-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja.