Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është kundër popullit të tij.
Këtë e ka thënë duke e lidhur me deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin dhe votën e Vetëvendosjes kundër tërheqjes së mjeteve nga trusti.
“Një kryeministër si Albin Kurti që e shpall hero një kriminel lufte si Oliver Ivanoviqi, është kundër popullit të tij. Këtë e dëshmoi edhe me ligjin për Trustin”, ka shkruar ajo në Facebook pak minuta pasi dështoi projektligji që do t’ua mundësonte qytetarëve të tërhiqnin deri 30 për qind të mjeteve të kursyera në Trust.
Projektligji me të cilin kërkohej të tërhiqej një pjesë e trustit pati shkuar në Kuvend nëpërmjet peticionit me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.