Deliu: Ministrja Haxhiu po fshihet në të kaluarën, s’po merr përgjegjësi për paaftësinë në qeverisje

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Qeveria Kurti është duke u sjellë si një organizatë joqeveritare e analizave politike.

Ajo ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas rastit të vrasjes së 18-vjecares në Ferizaj.

“Një ministre me përgjegjësi ekzekutive dhe pushtet real në krijimin e politikave gjyqësore, të fshihet në të kaluarën e pangarkuar me këto përgjegjësi, për të manipuluar paaftësinë e vet qeverisëse është sjellje qyqare që pasqyron më së miri qyqarllëkun e kësaj Qeverie. Kjo Qeveri po sillet si një organizatë joqeveritare e analizave politike dhe jo si ekezekutiv me përgjegjësi ligjore e kushtetuese ndaj qytetarëve të vet”, ka shrkuar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Një ministre me përgjegjësi ekzekutive dhe pushtet real në krijimin e politikave gjyqësore, të fshihet në të kaluarën e pangarkuar me këto përgjegjësi, për të manipuluar paaftësinë e vet qeverisëse është sjellje qyqare që pasqyron më së miri qyqarllëkun e kësaj Qeverie. Kjo Qeveri po sillet si një organizatë joqeveritare e analizave politike dhe jo si ekezekutiv me përgjegjësi ligjore e kushtetuese ndaj qytetarëve të vet.

Të ju kujtojmë se lehtësia me të cilën pandërprerë thirren në rezultatin e zgjedhjeve dëshmon mungesën e ndjenjës më të vogël të përgjegjësisë. Një qeverie të përgjegjshme do t’i dridhej toka nën këmbë saherë dikush t’ua kujtonte votën qytetare prej mbi 50 përqind, sepse do ta ndjenin peshën e madhe të përgjegjësisë!

Të kaluarën e gjykon historia, Qeveria e ka detyrim kushtetues e qytetarë të ndërtojë të sotmën dhe të ardhmen. Vetëm qeveritë që nuk e kanë idenë as guximin për të përmirësuar të sotmën dhe konstruktuar të ardhmen ngujohen në të kaluarën.

Qytetarët kanë nevojë për përgjigje institucionale ndaj sfidave të sotme dhe program qeveritar që siguron dhe përmirëson jetën dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Për këto pesë muaj qeverisje, pos kukamë kemi dëgjuar!


Të ngjashme