Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, në vitin 2016 nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në atë kohë.
“Partia që udhëheq vendin në vitin 2016 nuk e ka votuar as marrëveshjen e Stabilizm Asociimit asokohe, që ka qenë marrëveshja e parë kontraktuar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian vetëm sepse ka tentuar ta bllokojë një proces ku ne kemi qenë mazhorancë, e në nuk e bëjmë të njëjtën”, tha Deliu
Ajo shtoi se kanë deklaruar se këto marrëveshje i votojnë në të mirë të Kosovës.
“Ne kemi deklaruar se këto marrëveshje i votojmë në të mirë të Kosovës, vetëm para dy dite ne kemi votuar marrëveshjen e agjendën e reformave evropiane, e keni pa, e gjithë opozita ka qenë aty për të mos e bllokuar Kuvendin në kalimin e marrëveshjeve të cilat i ndihmojnë agjendës së reformave, investimeve të cilat vijnë për qytetarët e Kosovës”, tha Deliu.