Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar lidhur me marrëveshjen e energjisë, të arritur sot në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.
Deliu deklaroi se Vetëvendosje që kishte ndërtuar kauzë politike duke demorizuar çdo marrëveshje me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të, sot në pushtet u dakordu për implementimin e marrëveshje të njëjta, duke i cilësuar si të arritura.
“Të njëjtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektrosever) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës.”, tha Deliu.
Deputetja theksoi se me këtë narrativë Kurti me partinë e tij, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë.
“Sot, pikë për presje Vetëvendosje po ju referohet marrëveshjeve të kaluara, duke i mbështetur ato pa asnjë ndryshim.”, përfundoi ajo.