Deliu: Qeveria synon t’i kontrollojë mediat online me projektligjin për KPM-në, kjo i hap rrugë autoritarizmit

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 11:50 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka kritikuar qeverinë e Kosovës pas votimi të projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve, në Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, më këtë projektligj qeveria është duke u munduar që ta ketë në kontroll median dhe ta minoj fjalën e lirë.

Ajo tha se qeveria  tash e tri vite ka pasur një qasje armiqësore ndaj mediave dhe se ka tentuar të shantazhoj e kontrolloj gjithçka.

Ajo tha se vetëm zgjedhjet e reja dhe sa më të shpejta mund ta ndalin këtë qeveri.

“Përkundër përpjekës së partive opozitare që ta ndalon votimin e këtij projektligj, për herë të parë ndryshoj edhe redikalisht mënyrën e funksionit të mediave në Kosovë. Janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Propozimi i Qeverisë, përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë, medias dhe kundër demokracisë. Kontrolli shtetëror i mediave minon edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE. PDK i bënë thirrje qeveris që ta shqyrtoj këtë”, tha ajo.

Të ngjashme