Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjam Dema dhe Ministrja e Kulturës Rinisë e Sportit, kanë nënshkruar marrëveshje, për zbatimin e programit për ofrimin e bursave për studime në universitetet e BE-së.
Ofrimi i bursave do të jetë për studentët që dëshirojnë të studiojnë në fushën e arkitekturës, antropologjisë dhe arkeologjisë, raporton Ekonomia Online.
Rektori Dema,i cili është në përfundim të mandatit të tij, tha se kjo marrëveshja është shumë e rëndësishme, nga e cila do të përfundojnë shumë studentë.
“Unë edhe një muaj e përfundojë mandatin si rektor, dhe për mua përfundimi i këtij mandati me një nënshkrim të kësaj marrëveshje ka domethënie të madhe, ku po nënshkruajmë me Ministrinë e Kulturës. Investimi më i mirë është në universitet, ku me anë të kësaj marrëveshje do të përfitojnë shumë studentë të cilët do të kenë më shumë entuziazëm për të studiuar në tri fusha arkitekturë, antropologji dhe arkeologji”.
Ai falënderoi ministren për marrëveshjen sa i përket zbatimin të programit për ofrimin e bursave për studime.
Ndërsa, ministrja Vlora Dumoshi tha se kjo është marrëveshja e tretë që po nënshkruhet në të cilën do të përfitojnë studentët e UP-së, dhe është mjaft domethënëse për gjeneratat.
“Është nder të jem këtu sot me ju. Kjo është marrëveshja e tretë, 15 shtatori muaji i trashëgimisë andaj Ministria e Kulturës sot po nënshkruan marrëveshje që është domethënëse për gjeneratat. Ne kemi bërë edhe marrëveshje tjera dhe jemi të gatshëm që studentët tanë të marrin ekspertizën në BE. Kosova i ka institucionet e veta dhe ne kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Ne me shumë përkushtim kemi ndarë buxhetin dhe do t’i financojmë, tha Dumoshi.