Për Pavarësi, Dumoshi ndan çmimet vjetore për letërsi

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 14:18 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë çmimin vjetor për letërsi, për disa personalitete, raporton Ekonoma Online.

Vlora Dumoshi, tha se këto çmime po ndahen në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se gjatë drejtimit të MKR-së është munudar t’i qes në pah vlerat kombëtare.

“Knaqësi që i kam shërbyer këta muaj vendit tim, duke u munduar ti qes në pah vlerat tona kombëtare. Puna dhe përkushtimi juaj na ka bërë më të fortë të kalimit të situatës me pandeminë”, tha Dumoshi.

Çmimi për veprën “Azem Shkreli” i është ndarë shkrimtarit Mehmet Kraja.

Fituesi i çmimit, autori Mehmet Kraja duke u shpreh falënderues, tha se çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi.

“Urojë që vlerësimet që kanë dalë nga juria të jenë vlerësime reale. Çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi”, tha ai.

Kurse çmimi për veprën më të mirë për fëmijë “Vehbi Kika” i ndahet Nexhat Hamilajt.

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau edhe çmimet vjetore për letërsi për Ag Apollonin dhe Blerina Rugova-Gaxha.

Të ngjashme