Dema i bindur se në UP pranohesh pa të “njofshëm”, të diplomuarit i sheh të gatshëm për punë

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 08:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasna Prishtina”, në vitin akademik 2018-2019 kishte pranuar më pak se 42 mijë studentë, që krahasuar me vitet paraprake numri i atyre që pretendonin statusin e studentit ishe zvogëluar për 8 mijë persona.

Por këtë vit numri i atyre që do të prahen në universitetit më të madh publik në vend do të zvogëlohet, ngase UP-ja po synon që të fokusohet në studimet master dhe të doktoratës i tha Ekonomia Online rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Edhe pse thotë se numri i madh i studentëve nuk ka ndonjë të keqe, shton se me rëndësi është kualiteti. Dema shprehet i bindur se për tu regjistruar në UP nuk ka më nevojë me pas të njohshëm dekanin ose rektorin.

“Kemi krijuar standarde, atë të mirët do të regjistrohen. Për tu regjistruar në UP nuk ka më nevojë me njohur dekanin, rektorin sepse kemi krijuar metoda që numri i atyre që ankohen tepër minimal. Sa i përket fakulteteve të mëdha aty është zvogëluar numri, më parë kemi pas më mijëra që janë pranuar”.

“Kemi punuar në mënyrë efikase që të zvogëlojmë numrin e studentëve pasiv. Kur e kam marrë kryesimin e UP-së kemi pas 50 mijë studentë tash kemi më pak se 42 mijë dhe ky numër të bijë. Do të fokusohemi në nivelin master dhe në nivelin e doktoraturës. Numri i madh i studentëve nuk ka ndonjë të keqe, por është me rëndësi kualitetit, në këtë aspekt kemi bërë shumë reforma, jemi lidh me institucione private e publike, edhe vet kemi marrë praktikantë”.

I pari i UP-së thotë se të diplomuarit e këtij universiteti janë të gatshëm për tregun e punës.

“Në të gjitha njësit akademike kemi krijuar trupa këshilluese, të cilat përbëhet prej profesionistëve të suksesshëm në karrierë në fusha të ndryshme. Pastaj jemi duke bërë edhe marrëveshje me kompani të tjera. UP është duke përgatitur nëpër qendrat që kemi, Qendrën për inovacion ku përgatiten, marrin fonde”.

“Kemi implemetuar disa softverëve, Qendra e Zhvillimit të Karrierës është duke bërë një punë shumë të madhe që t’i përgatis ata, t’i udhëzoj në përpunimin e CV intervistave, pra jemi të përkushtuar që të bëjmë ndryshime pozitive që të kalojmë në një universitet që bazohet në industri në biznes, që bazohet në përgatitje e studentëve që të jenë lider që të jenë inovativ që të kenë ide dhe të përballen me sfidat e së ardhmes”.

Sipas tij, ide ka qenë që të diplomuarit të jetë lider, të ketë ide inovativ, me një fjalë që të jetë në gjendje t’i transformojë idetë e tyre në praktikë.

“Universiteti është stabilizuar, kemi krijuar standarde. Ky është një proces që duhet të krijohen norma. Kosova është shtet i vogël dhe secili dhe njihemi me njëri-tjetrin dhe pikërisht krijimi i standardeve na ndihmon me dal prej kësaj gjendje në mënyrën më të mirë.  Ide ka qenë që të krijojmë një të diplomuar që të jetë lider, do të ketë ide do të jetë inovativ, me një fjalë që të jetë në gjendje t’i transformojë idetë e tij në praktikë”.

UP-ja po përballet edhe me mungesë të literaturës për lëndë specifike,  mirëpo rektori thotë se po mundohen që studentët të përdorin literaturë në gjuhë të huaja.

Kurse për ligjërimin e shumë lëndëve nga i njëjti profesorë ai ka pohuar se kjo nuk është problem për profesorët me përvojë.

“Sa është problem është problem mungesa e literaturës, është problem me ndërruar mentalitetin tonë se pa ndryshime në UP nuk ka ndryshime të Kosovës. Me ndërruar mentalitetit që studenti mos të mësojë vetëm për notë, kjo është një sfidë që studenti të lexojë. Ne kemi mungesë të literaturës, por po mundohemi më shumë që studenti të përdor literaturë në gjuhë të huaj sepse ne nuk dëshirojmë të krijojmë kuadro jo vetëm për Kosovë”.

“Në disa fusha ka mungesë në treg nuk ka profesorë, në disa fusha kemi shumë, mirëpo UP i ka 13 fakultetet 143 programe studimore të cilat kanë specifikat e veta, kemi disa fakultetet të vogla. P.sh ne e dimë që norma e profesorit duhet të jetë 6 orë në javë, që i bije t’i ketë 6 lëndë, kurse profesor asistentët i bije t’i kenë 10. Mirëpo kjo është normale vitin e parë të dytë, mirëpo më vonë profesorët vetëm i rifreskojnë ligjërata e tyre dhe në ta ardhme ajo mbete si rutinë”.

Dema ka garantuar se asnjë profesorë pasi ai ka marrë mandati nuk është avancuar pa plotësuar kriteret, raporton EO.

“Procesi i avancimeve nuk është i lehtë, mirëpo këtë proces e kemi zgjidhur me krijimin e standardeve me transparent me qasje të barabartë dhe mbi të gjitha me përgjegjësi publike.  Prej ardhjes së këtij menaxhmenti nuk kemi ndonjë rast që është anësuar me publikime në revista të dyshimta dhe jokredibile. Kemi një numër të profesorëve që për një vit që kanë publikuar punime në revista, mirëpo ato revista janë sipas standardeve tona”.

“Mirëpo numri kaq i madh ka lënë që ta t’i nënshtrohen verifikimit. Këshilli i etikës është duke u marrë me këtë. Mirëpo e them me përgjegjësi që gjatë këtij mandati askush nuk është avancuar me revista jokredibile”.

 

 

Të ngjashme