Dema: UP-ja do të jetë e lidhur ngushtë me tregun e punës

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 11:11 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i Universitetit të Prishtinës,“Hasan Prishtina”, Marjan Dema në hapjen solemne të edicionit të shtatë të Panairit Virtual të Karrierës, tha se qëllimi i këtij organizimi është vendosja e kontakteve mes të diplomuarve në UP-së dhe përfaqësuesve të tregut të punës, raporton EkonomiaOnline.

“Këto kontakte do të mundësojnë punë angazhim orientim dhe karrierë përmes mësimit jo formal siç janë kurset, trajnimet, praktika format tjera që do të jenë një shërbim shtesë i mundësuar pikërisht nga kjo platformë. UP do të jetë i lidhur ngushtë me tregun e punës”, ka thënë Dema.

Teuta Pustina-Krasniqi prorektore në UP, tha se platforma virtuale është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informata për mundësinë që ofron tregu i punës dhe këshillat për edukim dhe orientim në karrierë.

“Si moto e këtij edicioni qëndron komuniko virtualisht zbulo mundësitë e zhvillimit të karrierës”, u shpreh Pustina-Krasniqi.

Ajo kërkoi nga studentët që të shfrytëzojnë mundësinë e këtij panairi.

Ndërsa Albina Berisha, nga Education Centro Kosova, International Bookshop, tha se po e prezantojmë platformën digjitale për studentë është një mundësi e mirë duke e ditur që për çdo ditë po aplikohet në shtetet e jashtme.

Panairit Virtual të Karrierës organizohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UP-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.

Përveç kompanive që ofrojnë vende të punës dh e punë praktike, organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në këtë panair maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë në dispozicion shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.

Studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë në panair për pozita të lira pune dhe praktikë, ose të informohen për mundësitë e aplikimit online.

Të ngjashme