Dema: UP-ja është universiteti më i vjetër dhe me edukimin më të lartë në trojet ku flitet shqip

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 10:21 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës dhe International Association for eScience (IASFeS) kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare NETTIES me temën “Promovimi dhe inovacioni dhe ICT në Progresin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit”, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se UP është universiteti më i vjetër në trojet që flitet shqip dhe për këtë UP ndjehet i privilegjuar për mundësinë që i është dhënë që këtë vit ky edicion të mbahet në Prishtinë.

“Universiteti i Prishtinës siç e dini është Universiteti më i vjetri dhe më i rëndësishmi në vendin tonë, ky universitet vazhdon të jetë me edukimin më të lartë në vendin tonë. Dua të falënderoj IASFeS që zgjodhi Universitetin e Prishtinës për të mbajtur këtë edicion në Universitetin tonë dhe falënderoj edhe ekipin tim”, shtoi Dema.

Dema tha se në këtë edicion do të diskutohet për shumë fusha dhe në këtë mënyrë pjesëmarrësit kanë mundësinë të diskutojnë për tema të ndryshme dhe për të shkëmbyer përvojat në mes vete.

“E çmoj këtë konferencë dhe mbështetjen tuaj, në këtë ngjarje keni mundësi me diskutu për filozofinë, psikologjinë, ekonominë, inxhinierinë dhe interesat tjera për ju si pjesëmarrës”, tha ai.

Dema u shpreh i kënaqur që këtë vit po mbahet edicioni në Prishtinë për 3 ditë radhazi.

“Kjo konferencë do mbahet për 3 ditë në Prishtinë që do ju mundësohen me i shkëmby përvojat dhe të publikohen dhe të krijoni mundësi për shoqëri të mirë dhe të eksploroni Kosovën”, tha ai.

Dema më pas u tregoi të pranishmëve për historikun e UP-ës dhe për disiplinat që ka.

Presidenti i IAFeS nga Rumania, Radu Vasiu, tha se IASFeS me seli gjendet në Austri, por që është i shpërndarë në tërë botën.

“Ky është një organizim ndërkombëtar i regjistruar në Vjenë dhe marrin pjesë shumë vende nga bota. Jam shumë i lumtur që jemi këtu për të promovuar ide inovative të reja në secilën fushë, përfshirë atë të ekonomisë sepse kjo e ndërton të ardhmen”, tha ai.

“…Jemi duke u përpjekur të gjejmë hulumtues të ri, dhe në këtë pjesë në këtë konferencë IASFeS nuk është simbolike sepse duam të gjithë të marrin pjesë dhe të kem në pjesëmarrje të shumtë dhe të kemi diskutime të shumta”, shtoi ai.

Ai tha se arsyeja pse u vendos edicioni i sivjetmë të mbahet në Prishtinë është sepse Prishtina sipas tij ka shumë potencial dhe ka nevojë për shkëmbime të njerëzve që të vijnë në këtë vend njerëz të huaj që të eksplorojnë.

“Ne e vendosem këtë konferencë ta mbajmë në Prishtinë sepse është një vend me shumë potencial dhe duam të sjellim njerëz këtu nga vendet e huaja”, tha ai.

Vasiu tha se shpreson që kjo konferencë të jetë e suksesshme dhe se ndjehet mirë me praninë e tij në Prishtinë.

Kjo konferencë mbledh studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës.  Edicioni i sivjetmë do mbahet në Prishtinë.

Të ngjashme