Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka filluar viti i ri akademik. Për të mirëpritur studentët e rinjë në disa prej fakulteteve është organizuar edhe pritje ceremoniale.
Pjesë në këtë pritje solemne të studentëve mori pjesë edhe rektori i Universitetit e Prishtinës, Marjan Dema.
Ai uroi studentët e rinjë për një fillim të mbarë të vitit akademik, raporton Ekonomia Online.
“Unë pres që edhe ju ta vazhdoni këtë traditë fatbardhësisht nuk është më koha e protestave për ndryshimin e sistemit sot i kemi të gjitha mirëpo sot e kemi edhe më të vështirë sepse duhet të luftojmë me veten”.
“Ndër prioritete e mia të këtij ndryshimi e kam fakultetin e Edukimit dhe fatbardhësisht ky fakultet është duke bërë ndryshim sepse pa edukim pa investim në arsim nuk ka ndryshim. Prandaj kërkoj nga ju që të filloni të ndryshoni filloni ta ktheni besimin të ky universitet tek shoqëria jonë. Është luhatur ky besim. Pa ndryshimin e universiteteve nuk ka ndryshim të Kosovës”, tha ai.
Edhe Dekani i Fakultetit te Edukimit, Ethem Çeku, gjithashtu uroi studentët për vitin e ri akademik duke shtuar se rreth 78% e studentëve të pranuar në Fakultetin e Edukimit janë më sukses të shkëlqyeshëm
“E ardhmja e kombit tonë e sistemi të arsimit nuk do të varet dje të dridhet e për çdo ditë. Ju keni një mision dhe misioni juaj është që ti edukoni gjeneratat e reja. Ju jeni ndryshimi i tashmes dhe së ardhmes sëbashku me institucionet tjera”.
Në Fakultetin e Edukimit prej 3000 studentëve sa kanë aplikuar në Fakultetin e Edukimit janë pranuar 250 prej tyre.