Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, në vazhdën e takimeve të të gjitha niveleve institucionale të Republikës së Kosovës në relacion me Selinë e Shenjtë në Vatikan ka takuar homologun e tij, Monisnjor Antonie Camillieri.
Demaj e ka informuar ministrin Monisnjor Antonie Camillieri për angazhimin e institucioneve të Kosovës, për thellimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë deri në njohjen e plotë të Kosovës, që është përkushtim i vazhdueshëm i politikës së jashtme.
Me këtë rast zëvendësministri Demaj ka potencuar se raporti ndërmjet dy vendeve pas shenjtërimit të Nënës Terezë ka kaluar në një stad të ri të komunikimit, dhe siç ka thënë zëvendësministri Demaj ky është një moment që përbënë lajm të mirë për të dy vende.