Edi Rama viziton Vatikanin, pritet nga Papa Françesku

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku. Vizita përkon dhe me 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Rama në këtë vizitë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre. Gjithashtu pjesë e delegacionit ishte dhe ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka.

Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Rama vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit I, mik i çmuar i Shqipërisë.

I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino, Giovanni Francesco Albani ishte djali i parë i Karlo Albanit dhe Elena Moskës. Albanët ishin familje fisnike me prejardhje shqiptare, ndërsa e ëma Elena i përkiste familjes së markezëve Mosca të Pesaros, me origjinë të lashtë nga Lombardia.

Një ditë më parë, lidhur me përvjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, Rama i ka dhuruar Kardinalit Pietro Parolin Kordonin e Madh me Yll, shkruan Euronews.al.

“Prej shekujsh Kisha Katolike tashmë bën vepra vëllazërie në vendin tonë. Dua t’ju falënderoj për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon tashmë në skenën ndërkombëtare Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë”, shprehet Rama.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin teksa shpreh mirënjohjen për këtë dekoratë, tha se Selia e Shenjtë do e mbështesë dialogun fetar në ecjen drejt integrimit me popujt Evropian.

“Ky gjest shpreh një mirënjohje të asaj çka selia e shenjtë po bëjnë për Shqipërinë”, deklaroi kardinali Pietro Parolin.

Selia e Shenjtë ka falënderuar më tej Shqipërinë për mikpritjen e mijëra refugjatëve, si një shembull i mirë për të gjithë Evropën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme