Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka komentuar situatën e krijuar politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai në një shkrim të bërë në Facebook, i është drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke thënë se ai po mashtrohet nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
“Hirushja( Albin Kurti) i mashtruar si fëmijë pas pushtetit , ka rënë nën kthetrat e shtrigës (Isa Mustafa).
Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini”, ka shkruar ai.
Tutje Demaliaj ka thënë se për Mustafën është shumë e lehtë ta mashtrojë Kurtin.
“Je i humbur o Albin. Isa ty të mashtron sa herë të don se ta ka lexu trurin dhe etjen për pushtet, por s’dua ta teproj më me ty, veç të them se duhet ta mbash mend se Isa po të mashtron o i dituri Albin”, vijon shkrimi i deputetit.
Ndryshe dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë shprehur të gatshme për një koalicion parazgjedhor.