Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj për deklaratën e mbrëmshme për Rrustëm Mustafën e Rexhep Selimin.
Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirë që s’kanë qajtur si Haradinaj.
“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……! Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruajtur ai në Facebook.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundërpërgjigja e parë nga AAK.
Shkumbin Demaliaj ia ka kujtuar Kocit siç thotë ai kohën kur i kishte marrë disa disa këpuca gojës në parlament.
“Sa e pa cipë kjo anë deklarative e Gani Kocit..!!
Shumë ka qejf me kercye në darsëm pa e thirrë..!!
Po ja kujtoj z. Kocit se duke folur palidhje kështu i ka pas honger do këpuca gojës në parlament..!!
Po shihet haptasi se shumë njerëz ju kanë gëzuar gjykatës speciale dhe subjekti juaj z. Koci e ka votuar këtë fatkeqësi dhe se nuk mund ta mbroni UÇK-në ju që krijuat këtë gjykatë..!!
Për Ramushin krejt e dinë se sa e ka mbrojt UÇK-në dhe sa e mbron sepse ai është vet emblema e saj,por juve le tu mbetet në ndërgjegje ky cinizëm kundërshtues..!!
Me këtë po e dëshmoni se drithërimat e humbjes së madhe kanë hy në PDK” shkruan Demaliaj në Facebook.