Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani në seancën
solemne për nder të 12 Qershorit, Ditë së Paqes, ka përmendur
shumë qartë kontributin e UÇK-së për lirinë e vendit.
Në ekspozenë për nder të 12 Qershorit, Ditës së Paqes, kryetarja e
Kuvendit, Vjosa Osmani ndër të tjera theksoi:
“Po kështu, i kujtojmë sot edhe heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e
patën ideal jetësor, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem
Jasharin, familjen Jashari, e cila dha gjithçka për Kosovën, u
sakrifikuan për lirinë e vendit, dëshmorët e heronjtë e këtij vendi, por i
kujtojmë po kështu me dhimbje mbi 1.600 të pagjeturit ende, bijtë e
nënë Ferdonijes e të shumë nënave të tjera, i kemi në vëmendje
vuajtjet e grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës, i
kujtojmë martirët e shumtë, përfshirë gratë, fëmijët e pleqtë, si dhe të
gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë për
lirinë e vendit të tyre; në këtë ditë të veçant e nderojmë edhe
gjeneratën e deputetëve të këtij kuvendi, të cilët më 1990 e shpallën
Deklaratën e Pavarësisë, aktin themeltar të shtetit të Kosovës dhe,
më pas, Kushtetutën e Republikës së Parë, atë të Kaçanikut; si
vullnet qytetar, i shprehur me Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së
vendit”.
Kryetarja e Kuvendit është treguar konsistente në respektimin jo
vetëm të luftës së UÇK-së, por edhe ndaj të gjithë atyre që
kontribuuan për lirinë e vendit.
Me angazhimin e kryetares Osmani, në kuadër të Kuvendit të
Kosovës vlerat e luftës janë trajtuar institucionalisht dhe siç e
meritojnë.
Më 17 Shkurt, për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës është
mbajtur seancë solemne. Më 7 mars të këtij vit, në kuadër të
Epopesë së UÇK-së është mbajtur seancë solemne.
Është mbajtur edhe një seancë tjetër kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. E fundit në vargun e këtyre angazhimeve është seanca
e sotme e mbajtur për nder të Ditës së Paqes, respektivisht të ditës
së çlirimit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa
Osmani do të vazhdojë respektimin e vlerave të luftës dhe të atyre që
kontribuuan në çfarëdo mënyrë që vendi ynë të jetë i lirë!
Bashkëngjitur e keni videoxhirimin me pjesën në të cilën
kryetarja Osmani flet për kontributin e UÇK-së.