Dembele dënohet me dy ndeshje mos-lojë, mungon në El Clasico

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Federata Spanjolle e Futbollit e ka dënuar me dy ndeshje mos-lojë sulmuesin francez, Ousmane Dembele.  

Dembele e ka marr një kartonë të kuq naiv në takimin e fundjavës së kaluar në fitoren 4-0 ndaj Sevillas.

Kartoni i francezit erdhi pasi gjyqtari kryesor i takimit u ndie i ofenduar nga fjalët e tij: “Jeni shumë i keq”.

Lionel Messi gjatë ndeshjes u mundua ta shpëtonte Dembelen nga kartoni i kuq, duke u arsyetuar se djaloshi i ri francez nuk e di mirë gjuhën spanjolle.

Momenti i ndëshkimit të Dembeles

Megjithatë, kjo nuk piu ujë tek gjyqtari, ndërsa vendim për dënim me dy ndeshje mos-lojë ka marr edhe federata spanjolle.

Kështu, Dembele do ta humbas ndeshjen e radhës ndaj Eibarit dhe El Clasicon ndaj Real Madridit pas dy jave. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme