Dembele: Jam te klubi më i mirë në botë

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 09:12 | Nga

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele i është bashkuar gjigantit katalunas Barcelonës.

Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme në stadiumin “Camp Nou”.

Francezi ka deklaruar se ka realizuar një ëndërr që të luaj me fanellën e Barcelonës

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që të isha futbollist te Barcelona. Tani që jam këtu jam shumë i lumtur që kam realizuar një ëndërr që e kam pasur që fëmijë”, tha Dembele.

20-vjeçari beson se është tek klubi më i mirë në botë dhe se do të luajë me futbollistët më të mirë.

“Ndodhem te klubi më i mirë në botë, gjithashtu me futbollistët më të mirë në botë”.

“Objektivi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe për skuadrën. Dua të njoh dhe të adaptohem me shokët e skuadrës dhe të fitoj maksimumin e trofeve me Barcelonën”, tha Dembele.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme