Anësori francez e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për të vazhduar me Barcelonën, përkundër lajmeve të vazhdueshme se do të përdorët në marrëveshje me klubin parisien për lojtarin brazilian.
Ousmane Dembele iu ka bërë jehonë deklaratave të vazhdueshme të menaxherit të vet, Mousa Sissiko, duke thënë se nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, por do të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë.
Javëve të fundit është përfolur se Dembele do të përdorët në një marrëveshje të mundshme mes Barçës dhe PSG-së për Neymarin.
Por, ai i ka thënë gazetarit të Canal +, Pierre Menes, se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi katalonas.
Menes ka shpjeguar se kishte biseduar me Dembelen përmes rrjetit social Instagram dhe se francezi ka qenë në qartë kur i është përgjigjur pyetjes së tij se a do të qëndrojë në Barçë: “Nuk lëviz”.
Më pas, Menes e ka pyetur edhe për lajmet e fundit nëpër media dhe mundësinë që ai të bisedojë me PSG-në dhe Dembele është përgjigjur shkurtimisht: “80 për qind e asaj që thuhet në media është e pakuptimtë, unë nuk lëviz”.